Ndërlidhjet

Ekzekutohen tetë persona në Arabi


Raportet e mediave në Arabi thonë se tetë personave nga Banglladeshi u janë prerë kokat në Riad, pasi u shpallën fajtor për grabitje dhe vrasje.

Raportet e mediave lokale, duke cituar Ministrinë e Brendshme të vendit, thanë se të gjithë u ekzekutuan të premten.

Ministria gjithashtu njoftoi ekzekutimin e dy sauditëve të premten, i cila solli numrin e të ekzekutuarve në 10 për një ditë të vetme, ndërsa numrin total në mbretëri në të paktën 56 persona gjatë këtij viti.

Muajin e kaluar, Amnesty International tha se Arabia Saudite ka " rinisur ekzekutimet me një ritëm alarmues" që nga fundi i gushtit, duke shtuar se rreth 140 të burgosur besohet të jenë të dënuar me vdekje në këtë mbretëri.
XS
SM
MD
LG