Ndërlidhjet

Protestuesit sulmojnë ambasadën siriane në Berlin


Policia gjermane thonë se një grup protestuesish sulmuan ambasadën siriane në Berlin gjatë natës në një protestë kundër vrasjes së aktivistit kurd të opozitës në Siri dhe përdorimit të forcës nga trupat siriane kundër turmës në funeralin e këtij aktivisti.

Policia në Berlin thotë se rreth 24 protestues grisën një gardh të shtunën mbrëma te ambasada siriane dhe arritën të hyjnë në ndërtesë ku kanë shkaktuar disa dëme në piktura dhe mobilje.

Ambasadori i Sirisë, i cili jeton në këtë ndërtesë, ka thirrur policinë gjermane për ndihmë.

Policia tha se grupi u largua nga ambasada në mënyrë paqësore, kur oficerët e policisë u bënë thirrje atyre që të largoheshin nga aty. Nuk pati të arrestuar.
XS
SM
MD
LG