Ndërlidhjet

Kajro: Pas vrasjes së 23 vetëve, u vendos orë policore


Gjatë natës në Kajro të Egjiptit është vendosur orë policore, pas vrasjes së 23 personave, në dhunën më të ashpër prej muajit shkurt, kur u përmbys ish presidenti Hosni Mubarak.

Nga dhuna u plagosën së paku 150 vetë të tjerë.

Dhuna ndodhi pasi të krishterët koptë, protestuan kundër një sulmi në kishë, kundër myslimanëve të linjës së fortë dhe kundër forcave të sigurisë së Egjiptit.

Janë gjuajtur gurë dhe bomba benzine, ndërsa veturat janë ndezuar derisa dhuna ishte përhapur dhe kishte arritur deri në Sheshin Tahrir.

Raportohet se një makinë e blinduar e sigurisë i ka sulmuar protestuesit.

Kryeministri i Egjiptit ka bërë thirrje për qetësi.

Tensionet ndërmjet të krishterëve, që përbëjnë 10% të popullatës 80 milionëshe të Egjiptit, dhe myslimanëve, janë shtuar prej kryengritjes së muajit shkurt.
XS
SM
MD
LG