Ndërlidhjet

Dy hulumtues amerikan fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi


Dy ekonomistë nga Shtetet e Bashkuara, Tomas Sargent dhe Kristofer Sims, kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonomi këtë vit.

Akademia Suedeze e Shkencës, në shpalljen që ka bërë sot, thotë se çmimin e kanë fituar për “ hulumtimin e tyre empirik rreth shkaqeve dhe efekteve të makroekonomisë.”

Çmimi Nobel për Ekonomi është njëherësh edhe Çmimi i fundit Nobel, e që ka pasuar shpalljet e çmimeve për mjekësinë, fizikën, kiminë, letërsinë dhe paqen.
XS
SM
MD
LG