Ndërlidhjet

Thaçi: Dialog vetëm për çështje teknike


Kryeministri Hashim Thaçi i ka transmetuar ndërmjetësuesit të BE-së në dialogun me Serbinë, Robert Kuper qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se Prishtina është e gatshme të dialogojë me të gjithë fqinjët lidhur me zgjidhjen e problemeve praktike ndërshtetërore, në këtë kuadër edhe me fqinjin verior Serbinë.Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Kryeministria pas takimit të djeshëm me Robert Kuperin.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova ka treguar përgjegjshmëri të lartë në procesin e dialogut, të cilin vlerësim e ndajnë edhe Brukseli dhe Uashingtoni, thuhet në komunikatë. Aty theksohet po ashtu se Kosova e ka platformën e qartë me vijat e kuqe të cilat janë pavarësia, integriteti territorial dhe rregullimi i brendshëm i Kosovës.

“Dialogu për çështje teknike me Serbinë është rrugë përmes së cilës të dy shtetet do të mund të zgjidhin çështjet e bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe të interesit të ndërsjellë të qytetarëve të të dyjave vendeve”, thuhet ndër tjera në këtë komunikatë.
XS
SM
MD
LG