Ndërlidhjet

Putin në Kinë, diskutohet për energjinë


Kryeministri rus, Vladimir Putin, fillon sot një vizitë dy ditore në Kinë, ku në rend të ditës pritet të jetë çështja e energjisë.

Putin do të kryesojë një delegacion të Rusisë në bisedimet me zyrtarët kinezë rreth një marrëveshje 30-vjeçare për të furnizuar Kinën me gaz natyror.

Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk pritet të nënshkruhet së shpejti, pasi të dy palët nuk kanë arritur deri më tani që të bien dakord për një çmim të gazit.

Gjithashtu në rendin e ditës është edhe tregtia, me Moskën në kërkim të shkëmbimeve tregtare me Kinën.
XS
SM
MD
LG