Ndërlidhjet

Maqedoni, ndërpritet procesi i regjistrimit të popullsisë


Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është ndërprerë pasi të gjithë anëtarët shqiptarë të Komisionit Shtetëror për Regjistrim kanë dhënë dorëheqje sot në herët e hershme të mengjesit pas konstatimit të dështimit të këtij procesi.

Ndërprerja e regjistrimit, sipas tyre, vjen pas problemeve të shumta në terren dhe keqinterpretimit të ligjit për regjistrim në veçanti nga anëtarët maqedonas të komisionit dhe regjistruesit në terren.

Një ditë më parë anëtari i KSHR-së, Artna Grubi kishte deklaruar për Evropën e Lirë se në ditët e para të realizimit të regjistrimit ishte arritur të regjistrohet vetëm një e katërta e popullsisë.

Në rajonin e Tetovës të banuar me shqiptarë ishte regjistruar vetëm 3.6 për qind e qytetarëve.

Anëtarët shqiptarë të KSHR-së kishin kërkuar shtyerjen e afatit por kërkesa e tyre ishte refuzuar nga anëtatrët maqedonas të Komisionit. Pë rsituatën e krijiuar pritet ndërhyrja urgjente e qeverisë.
XS
SM
MD
LG