Ndërlidhjet

Timoshenko ka “tejkaluar kompetencat”


Drejtësia e Ukrainës tha se ish-kryeministrja e këtij vendi, Julia Timeshenko, ka tejkaluar kompetencat e saj kur ka urdhëruar firmën energjetike Naftogas të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë në vitin 2009.

Prokurorët kërkojnë dënimin me shtatë vjet burg të ish-kryeministres.

Timoshenko ka hedhur poshtë çdo keqbërje, duke thënë se rasti është pjesë e hakmarrjes politike nga ana e Janukoviqit, i cili, sipas saj, mezi e ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 2010-ës.

Përkrahës të Timoshenkos janë mbledhur jashtë ndërtesës së gjykatës, ku po qëndrojnë edhe forca të shumta të policisë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin, duke thënë se gjykimi i Timoshenkos është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG