Ndërlidhjet

Bombarduesi del para gjyqit në Detroit


Gjykimi i një njeriu nigerian ka filluar në Detroit, dy vjet pasi ai u përpoq të hidhte në erë një avion pasagjerësh me një mjet shpërthyes fshehur në rrobat e tij të brendshme.

Gjykimi i Umar Faruk Abdulmutallab, 24 vjeçar, është një nga gjykimet e profilit më të lartë të terrorizmit që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, që nga 11 shtator 2001.

Abdulmutallab, i cili nuk ka pranuar fajin për të gjashtë akuzat, nëse dënohet do ta kalojë jetën në burg.

Në hapje të gjyqit të martën, prokurorët i thanë gjykatës se Abdulmutallab kishte për qëllim të vriste të gjithë pasagjerët në bordin e aeroplanit, por dështoi të shpërthente eksplozivin e fshehur në të brendshme e tij, kur avioni po ateronte në Detroit.
XS
SM
MD
LG