Ndërlidhjet

Sllovakia i thotë "jo" stabilizimit të eurozonës, bie qeveria


Presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparoviq, ka ndërprerë vizitën në Azi dhe është kthyer me urgjencë në vendin e tij, pas rënies së mbrëmshme të qeverisë së kryeministres Iveta Radiçova.

Qeveria ka rënë pas vendimit të Parlamentit të mos e ratifikojë mekanizmin mbrojtës për euron – për të kanë votuar 55 deputetë, në vend të 76 votave të nevojshme.

Përgjigja negative ndaj këtij mekanizmi dhe udhëzimeve të reja që për synim kanë stabilizimin e eurozonës nuk është përfundimtare, meqë bisedimet midis partive më të fuqishme politike tashmë kanë nisur për të mundësuar ratifikimin në një votim tjetër.

Tregjet financiare deri më tash nuk kanë reaguar në formë dramatike në faktin se një vend i vogël evropian prej 15 milionë banorësh është i vetmi nga 17 vendet anëtare të BE-së që bllokon përpjekjet për zgjidhjen e krizës buxhetore në Evropë.
XS
SM
MD
LG