Ndërlidhjet

Berlin: Pesë tentime të zjarrvënies në rrjetin hekurudhor


Policia gjermane ka njoftuar se dy tentime të tjera të zjarrvënies janë raportuar sot në rrjetin hekurudhor të Berlinit, e të cilat janë penguar pasi punonjësit kishin gjetur mjete të dyshimta afër binarëve.

Me këto të sotmet, nga e hëna, janë shënuar pesë tentime të zjarrvënies në kryeqytetin gjerman. Vetëm një prej tyre ka pasur sukses dhe ka shkaktuar dëme, duke e ndalur kështu në tërësi trafikun hekurudhor.

Në një komunikatë për shtyp, policia ka thënë se punonjësit e hekurudhave kanë gjetur shtatë shishe të mbushura me lëng shpërthyes afër binarëve.

Një grup majtist, i panjohur deri më tash, ka marrë përgjegjësinë për këto sulmet, nëpërmjet një mesazhi elektronik, duke thënë se kundërshton angazhimin e Gjermanisë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG