Ndërlidhjet

Birmania liron dhejtëra disidentë


Birmania liroi dhjetëra të burgosur politik, duke përfshirë edhe disa disidentë të shquar sot, por shumë të tjerë mbeten prapa grilave.

Lirimi është pjesë e një amnistie për 6.300 të burgosur të shpallur këtë javë nga autoritetet.

Një zëdhënës i Lidhjes Kombëtare për Demokraci tha se të paktën 120 të burgosur politik u liruan, por që më shumë se 2.000 të tjerë mbeten prapa grilave.

Lirimi i sotëm shihet si një shenjë e mundshme e ndryshimeve në bazë të një qeverie të re civile, që ka ardhur në pushtet pas zgjedhjeve të para të këtij vendi në dy dekada.

Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Australia kanë thënë se lirimi i të gjithë të burgosurve politik është thelbësor për të konsideruar edhe heqjen e sanksioneve të vendosura në Birmani.
XS
SM
MD
LG