Ndërlidhjet

Kërkohet zbutja e dënimeve për shkeljet politike në Ukrainë


Ministri i drejtësisë së Ukrainës tha se dënimi me shtatë vjet burg për ish-kryeministren Juia Timoshenko duhet të reduktohet.

Duke folur në Kievë, ministri i drejtësisë, Aleksandër Lavrinoviq, e cilësoi vendimin për Timoshenkon si fair, por tha se ajo ka marrë një dënim më të ashpër se sa duhej. Kjo, sipas tij, ka ndodhur meqë shtatë vite burg cilësohen të jenë dënimi minimal për veprat për të cilat akuzohej Timoshenko.

Lavrinoviq tha se zgjidhja e kësaj çështjeje i takon parlamentit, i cili sipas tij, duhet të bëjë ndryshimin e ligjeve që i cilësojnë veprat e ngjashme me ato që ka kryer Timoshenko “më shumë si shkelje politike se sa kriminale” duke reduktuar dënimet për shkeljet e natyrës politike.

Komentet e Lavrinoviqit erdhën në kohën kur janë në rritje kritikat në arenën ndërkombëtare ndaj përfundimit të gjykimit të Timoshenkos.
XS
SM
MD
LG