Ndërlidhjet

LDK e shqetësuar rreth Raportit të Progresit


Partia opozitare-Lidhja Demokratike e Kosovës, shprehu shqetësimin e saj për të gjeturat në Raportin e Progresit për vitin 2011.

“Në veçanti, janë shqetësuese konstatimet lidhur me mashtrimet në procesin zgjedhor, menaxhimin e keq të buxhetit nga ana e qeverisë, mosfunksionimin e rendit dhe ligjit, nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe mbi të gjitha mungesën e vullnetit politik për t’i adresuar dhe luftuar këto fenomene”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia vlerëson se “shqetësimet në fushën e sundimit të ligjit, të cilat e kanë dëmtuar edhe imazhin e Kosovës në botë, patjetër po e ngadalësojnë rrugën e integrimit të Kosovës në BE”.
XS
SM
MD
LG