Ndërlidhjet

Partitë sllovake pajtohen për zgjerimin e FSBE


Partitë kryesore politike në Sllovaki janë pajtuar që të miratojnë ndryshimet për një pako ndihmëse të BE-së në këtë javë, vetëm një ditë pas refuzimit të propozimit nga parlamenti-gjë që çoi në rënien e qeverisë.

Lideri kryesor i opozitës, Robert Fiko, tha se Sllovakia do ta miratojë paketën ndihmëse të BE-së pa ndonjë problem.

“Unë besoj se kjo do të ndodhë më së largu të premten këtë javë”, u shpreh ai.

Fiko tha se marrëveshja për këtë çështje është bërë në kuadër të një pajtimi rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Bashkimi Evropian i kërkoi gjatë ditës Sllovakisë që shumë shpejt të votojë sërish rreth propozimit për zgjerimin e Fondit për Stabilitet të Bashkimit Evropian, i cili cilësohet të ketë rëndësi kruciale në zgjidhjen e problemit të borxheve në Eurozonë.
XS
SM
MD
LG