Ndërlidhjet

KS: Afganistani të përforcojë të drejtat e njeriut


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje qeverisë afgane që të përforcojë të drejtat e njeriut dhe të luftojë korrupsionin.

OKB-ja gjithashtu ia vazdhoi mandatin koalicionit ndërkombëar që po lufton talebanët.

Vazhdimi i madantit që bëhet çdo 12 muaj për Forcën Asistuese Ndërkombëtare të Sigurisë u bë në kohën kur qeveria e Afganistanit ka hedhur poshtë akuzat që përmenden në një raport të OKB-së e sipas të cilit të burgosurit toroturohen “sistematikisht” në Afganistan.

Këshilli theksoi nevojën për forcimin e institucioneve të drejtësisë në Afganistan “në reformimin dhe rikonstruktimin e sektorit të burgjeve, në sundimin e ligjit dhe në respektimin e të drejtave të njeriut”.
XS
SM
MD
LG