Ndërlidhjet

Veprojnë bashkë në veri


Sot në mëngjes KFOR-i dhe EULEX-i filluan operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje, njoftoi zyra për informim e KFOR-it.

KFOR-i thuhet se filloi operacionin me kërkesë të EULEX-it “për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit illegal të rrugës anësore rreth portës zyrtare dhe të ndalojë kontrabandën”.

Misioni i NATO-s në Kosovë velrësoi se porta në Jarinje është e hapur dhe “duhet të përdoret”.

“KFOR-i ka të drejtë të largojë barrikadat kur rrethanat të jenë të përshatshme dhe nuk do t’i tolerojë ato përgjithmonë. Qytetarët duhet të rrijnë larg bllokadave të rrugëve dhe barrikadave dhe nuk duhet të marrin pjesë në protesta dhe aktivitete ilegale,” citon komunikata e KFOR-it komandantin e misionit, Erhard Drevs.
XS
SM
MD
LG