Ndërlidhjet

Arabia Saudite shqyrton hapat e mëtejmë


Arabia Saudite tha se është duke shqyrtuar marrjen e hapave vendimtarë lidhur me komplotin e dyshuar të iranianëve me qëllim vrasjen e ambasadorit saudi-arab në Uashington.

Sipas një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SPA dënohet komploti për vrasjen e “e egër dhe të urryer”, ndërsa theksohet se do të vzadojë koordinimi i autoriteteve të Arabisë Saudite me ato amerikane rreth kësaj çështjeje.

Shtetet e Bashkuara akuzuan këtë javë dy burra me origjinë iraniane për konspiracion me zyrtarët iranianë me qëllim vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara, Abdel al Xhubir.
XS
SM
MD
LG