Ndërlidhjet

Irak: Nga dy eksplodime në Bagdad – së paku 15 të vrarë


Zyrtarët e Irakut thonë se nga dy eksplodime, në një lagje shiite në pjesën lindore të Bagdadit, janë vrarë 15 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë.

Policia tha se së pari një bombë shpërtheu afër një shtëpie në Qytetin Sadër, ndërsa më vonë, derisa njerëzit tuboheshin në vendin e eksplodimit, shpërtheu edhe bomba tjetër.

Nga eksplodimi i dytë, që ishte shumë më i fuqishëm se i pari, u vranë të 15 njerëzit.

Këto shpërthime të mbrëmshme, ndodhën vetëm një ditë, pasi nga sulmet në Bagdad u vranë së paku 25 vetë.
XS
SM
MD
LG