Ndërlidhjet

Venizelos: Sindikatat të mos luajnë me zjarr


Ministri i financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, sot ka bërë thirrje për unitet, derisa qeveria po përpiqet t’i plotësoj kërkesat për të fituar kredi ndërkombëtare, me të cilat shpresohet se do të evitohet dështimi për pagesën e borxheve.

Duke folur në Parlamentin e Greqisë, zoti Venizelos, u ka tërhequr vërejtjen sindikatave që të “mos luajnë me zjarr”, derisa grevat dhe marshimet vazhduan në shenjë të kundërshtimit ndaj masave të kursimit të imponuara nga qeveria.

Autobusët, tramvajët, metroja dhe taksitë, sot nuk po punojnë në Athinë, pasi punëtorët e transportit publik u larguan nga puna për të dytën ditë me radhë.

Planifikohet mbajtja e disa grevave javën e ardhshme, që mendohet se do të kulmoj me grevën e përgjithshme më 19-20 tetor.

Në disa greva është përfshirë edhe marrja e kontrollit në ndërtesat qeveritare.
XS
SM
MD
LG