Ndërlidhjet

File: Prioritet për Serbinë – përmirësim i raporteve me Kosovën


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan File, ka deklaruar sot se Komisioni Evropian do të rekomandoj datë për fillim të negociatave me Serbinë, kur të arrihet përparim i rëndësishëm në vazhdimin e dialogut me Kosovën.

Në një konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë, pas mbledhjes së Këshillit prë Integrime Evropiane, zoti File tha se raporti i Komisionit Evropian, në mënyrë të hapur, ia ka bërë të qartë Serbisë se ekziston vetëm një prioritet, e ky është vazhdimi i dialogut dhe përmirësimi i raporteve me Kosovën.

“Topi është në pjesën tuaj të terrenit dhe kur të ketë përparim në dialog, Komisioni Evropian do të propozoj datën e fillimit të bisedimeve për pranim”, tha Shtefan File.

I pyetur se çka do të ndodhë nëse Prishtina e frenon vazhdimin e dialogut, ai ka theksuar se për dialog gjithnjë duhen dy palë dhe se po punohet që të krijohet atmosferë e dialogut dhe e besimit.
XS
SM
MD
LG