Ndërlidhjet

Maqedoni, Greqi: Të gjitha vendkalimet kufitare të mbyllura


Të gjitha vendkalimet kufitare nga Maqedonia në Greqi janë krejtësisht të bllokuara, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Derisa në Greqi po vazhdon greva, e cila parashihet të zgjasë 10 ditë, kufiri ndërmjet Maqedonisë e Greqisë mund të kalohet vetëm në këmbë.

Kjo është hera e parë që krejtësisht është mbyllur kufiri për të gjitha makinat, pasi më parë doganierët e Greqisë, gjatë grevave të mëparshme, kishin lejuar kalimin e automobilave gjatë një ore.
XS
SM
MD
LG