Ndërlidhjet

Pilaj kërkon veprim ndërkombëtar në Siri


Shefja për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara tha se është rritur në 3000 numri i personave të vrarë gjatë shtypjes së dhunshme të protestave në Siri.

Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Navi Pilaj, kërkoi veprim ndërkombëtar dhe tha se është raportuar për 100 njerëz të vrarë në Siri përgjatë 10 ditëve të fundit.

Zëdhënësi i Pilajt, Rupert Kolvajll, tha se është në rritje rreziku për “një luftë totale civile” në Siri.

“Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut është shumë e shqetësuar që ky lloj i represionit të pamëshirshëm dhe vrasës mund ta çojë, shumë shpejt, vendin në një luftë totale civile. Për këtë arsye, ne u kërkojmë të gjithëve të bëjnë më shumë në drejtim të ndaljes së këtyre ngjarjeve”, u shpreh ai.

Si pasojë e përplasjeve ndërmjet aktivistëve opozitarë dhe forcave të sigurisë së qeverisë, që nga e enjta, janë vrarë 20 njerëz në Holms dhe krahinën veriore Idlib të Sirisë.
XS
SM
MD
LG