Ndërlidhjet

Dënohet me pesë vite burg për krime lufte


Misioni i Bashkimit Evroian për sundimin e ligjit në Kosovë bëri të ditur që më 13 tetor, trupi gjykues i përbërë nga një gjykatës kosovar dhe dy të EULEX-it e ka shpallur Sali Rexhepin fajtor për njërën pikë, ndërsa e ka liruar nga dy pikat tjera të aktakuzës për krime lufte kundër popullatës civile.

“Rexhepi u shpall fajtor bashkë me të tjerët për torturimin e një personi civil, shqiptar i Kosovës, i mbajtur në qendrën e paraburgimit të UÇK-së në Cahan në Shqipëri më ose rreth datës 3 maj 1999”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Mësohet se Rexhepi u dënua me pesë vite burgim, ndërsa thuhet se prokurori dhe avokati mbrojtës kanë paralajmëruar parashtrimin e ankesave ndaj aktgjykimit.
XS
SM
MD
LG