Ndërlidhjet

Irinej kërkon mbajtjen e barrikadave në veri


Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, u bëri thirrje serbëve të veriut të Kosovës të mos i heqin barrikadat rrugore të vendosura në veri të Mitrovicës, njoftoi agjencia e lajmeve Beta.

“Le të bëhet stuhi derisa të fuqishmit kuptojnë se serbët po mbrojnë tokën e tyre dhe se barrikadat janë mbi tokën e tyre për t’i mbrojtur shtëpitë e tyre, në të cilat kanë jetuar për shekuj”, tha Irinej në Patriarkën e Pejës.

Ditë më parë, pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it nisën operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje-njërën nga dy pikat kufitare me Serbinë.
XS
SM
MD
LG