Ndërlidhjet

Tre të vrarë në Tripoli


Këshilli Kombëtar Kalimtar i Libisë, bëri të ditur se tre persona janë vrarë në një betejë me armë në Tripoli midis përkrahësve të Gadafit dhe forcave të qeverisë së përkohshme.

Zyrtari për siguri i këtij Këshilli, Abdel Razak al-Oraidi, tha se dy besnikë të Gadafit dhe një luftëtar i Këshillit u vranë, ndërsa rreth 30 të tjerë u plagosën.

Raportohet se kjo betejë ishte shenja e parë e rezistencës së armatosur e organizuar nga ana e mbështetësve të Gadafit, që kur forcat e Këshillit të Libisë morrën nën kontroll kryeqytetin duke përfunduar sundimin 42-vjeçar të Gadafit.

Forcat e Këshillit Kalimtar të Libisë, janë gjithashtu duke luftuar pët marrjen nën kontroll të Sirtes. Ndërsa vendndodhja e Gadafit mbetet e panjohur.
XS
SM
MD
LG