Ndërlidhjet

Obama dërgon këshilltarë ushtarakë në Afrikën qendrore


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka njoftuar se i ka dërguar rreth 100 trupa amerikane në Afrikën qendrore, për të ndihmuar dhe këshilluar forcat qeveritare atje, të cilat po ndeshen me rezistencën e ushtrisë së udhëheqësit të Ugandës, rebelë që janë të akuzuar për vrasje, përdhunim dhe rrëmbim të fëmijëve.

Në një letër drejtuar Kongresit amerikan, Obama thotë se trupat amerikane do të shërbejnë vetëm si trajnerë dhe këshilltarë, dhe nuk do të angazhohen në luftë, përveç në vetëmbrojtje.

Në letër, Obama tha se forcat e para amerikane mbërritën në Ugandë të mërkurën, dhe më vonë mund të vendosen në jug të Sudanit për të ndihmuar në ndjekjen e liderit të këtij grupi të rebelëve, Gjozef Koni.

Misioni shënon një rol të zgjeruar amerikan në këtë pjesë të Afrikës, ku trupat po vendosen në terren për të mbështetur forcat lokale të cilët janë në luftime të drejtpërdrejta me kryengritësit.

Obama tha se ky mision është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG