Ndërlidhjet

Maqedonia i ka bërë thirrje BE-së të shpallë falimentimin e Greqisë


Minsitri i Financave të Maqedonisë, Zoran Stavreski i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të premten, që të shpallë falimentimin e Greqisë pasi kufiri mes këtyre dy vendeve ishte mbyllur për qarkullim të automjeteve.

"Greqia është në kaos të madh, dhe është e qartë se Evropa deri tani ka dështuar të gjejë një zgjidhje të mirë” u tha Stavreski reporterëve.

"Do të ishte më mirë për Evropën që zyrtarisht ta shpallë falimentimin e Greqisë, sa më shpejtë që të jetë e mundur” tha Stavreski.

Komentet e tij erdhën pasi disa pika kufitare midis Greqisë dhe Maqedonisë - në mosmarrëveshje për dy dekada me rradhë - janë të mbyllura për trafikun për shkak të një greve doganore greke.

Është e mundur të kalohet kufiri vetëm me këmbë.

Stavreski tha se Maqedonia po vuante dëme serioze si pasojë e mbylljes së kufijve dhe se askush “ nuk do ta shpaguante këtë dëm”.

"Falimentimi do ta stabilizojë tregun dhe pa të josiguria në rajon nuk do të largohet” tha ai.

Kufiri në mes Greqisë dhe Maqedonisë ka qenë i bllokuar për gjithsej 80 ditë këtë vit, me humbjen e ekonomisë maqedone prej 15 milion eurosh.
XS
SM
MD
LG