Ndërlidhjet

FT: Largimi i Foksit, gjë jo e keqe për Kamerunin


"Financial Times"

Le ta quajmë këtë një tërmet të vogël politik, padyshim jo i mirëseardhur, por, sa i përket së tashmes, duket se ai nuk do ta ndryshojë fatin e koalicionit qeverisës të Dejvid Kamerunit.

Sipas fjalëve të Westminster-it dhe Whitehall-it askush nuk ishte i befasuar me shkuarjen e Liam Foksit.

Duke pasur parasysh zhvillimet e tregimeve dhe të spekulimeve rreth këshilltarit joformal të sekretarit të mbrojtjes, Adam Ueriti, e vetmja pyetje e mbetur ishte se kur kjo do të ndodhë.

Paraqitja e papërshtatshmërisë ishte fatale.

Ata që kërkojnë për shpjegim më të plotë të rolit të zotit Ueriti, dhe pyetja, që është kryesorja, se kush i pagoi shpenzimet për udhëtimet e tij në shoqëri të sekretarit të mbrojtjes, duhet të presë për raportin e premtuar të sekretarit të kabinetit.

Por, në mungesë të shpjegimit të tij bindës, zoti Foks është dashur të shkojë.

Për kryeministrin Kamerun, kjo finale është më e mirë se sa që ka mund të jetë. Për të thënë se kryeministri dhe sekretari i tij i mbrojtjes nuk ishin aleatët më të afërt, do të ishte një nënvlerësim serioz.

Zoti Foks ishte rivali më i rrezikshëm në garën për lider të Partisë Konservatore në vitin 2005. Kameruni e mori atë në kabinet, pasi ishte më e sigurt që ai të ishte brenda në tendë.

Por, Liam Foks, pa dyshim do të riparaqitet si bartës standard i së djathtës konservatore. Ka shumë anëtarë të parlamentit të pakënaqur me konservatorizmin e qendrës të kryeministrit Kamerun. Zoti Foks, një atlanticist dhe euroskeptik, është mbrojtës i vërtetë i frymës theçëriste.

Sa i përket kryeministrit, ai ka mbulesë politike, që e ka synuar prej fillimit. Mesazhi i vazhdueshëm nga ai ishte se kryeministri nuk do t’i shtyjë kolegët e tij jashtë. Zyrtarët kishin theksuar se zoti Foks nuk ishte shtyrë. Ai kishte kërcyer.

Zyrtarët dhe gjeneralët në Ministrinë e mbrojtjes nuk do të derdhin shumë lot, jo për arsye se zoti Foks, kishte udhëhequr në shkurtimet e thella në buxhetin e mbrojtjes, gjatë rishqyrtimit të strategjisë së mbrojtjes vitin e kaluar. Në njërën anë ai ishte i dobishëm për të pasur ministër të fuqishëm; por në anën tjetër, zoti Foks nuk ka treguar respekt për hierarkinë ushtarake ose për traditën.

Në periudhë afatshkurtër, pasardhësi i tij, me gjasë, nuk do ta ndryshoj kursin, së paku jo për shkakun se shtyllat qendrore të rishqyrtimit strategjik ishin nënshkruar nga kryeministri.

Qasja e zotit Foks ishte e bazuar në mbajtjen e kapaciteteve, megjithëqë shumë të shkatërruara, në gjithë spektrin ushtarak.

Supozohet se shpenzimet e mbrojtjes do të fillojnë të rriten atëherë kur deficiti i përgjithshëm publik të reduktohet.

Sekretari i ri i mbrojtjes, Filip Hamond, është person “me duar të sigurta”. Ai është më i mençëm dhe më i ashpër se sa mund të nënkuptohet nga përshkrimi i këtillë. Por, ai në duart e tij do të ketë luftëra si brenda ashtu edhe jashtë. (f. b.)
XS
SM
MD
LG