Ndërlidhjet

Drevs: Kërkohet largim i pakusht i barrikadave


Komandanti i KFOR-it në Kosovë është takuar sot me përfaqsues të serbëve në veri , ku ka bërë thirje për “largimin e pakusht” të barrikadave afër vendkalimeve kufitare, njoftohet në një deklaratë të lëshuar nga KFOR-i.

Gjenerali, Erhard Drevs, ka thënë se “pret që të bëhet largimi i pakusht i barrikadave, në mënyrë që njerëzit, shërbimet emergjente, EULEX-i dhe KFOR-i të mund të lëvizin lirshëm në të dyja vendet, Jarinjë dhe Bërnjak”, thuhet në deklaratë.

Drevs ka takuar përfaqsues të serbve në veriun e Kosovës, ku njëri prej tyre ishte Kërstimir Pantiq, të cilit Drevs i ka kërkuar largimin e barrikadave deri të hënën.

Pantiq, në anën tjetër, ka thënë se “ ne nuk mund t’i largojmë bllokadat deri atëherë dhe ne kemi kërkuar nga ai që të pritet deri të mërkuren, për tubim të përbashkët të të gjjithë përfaqsuesit serbë, për të diskutuar për këtë çështje.”
XS
SM
MD
LG