Ndërlidhjet

Ndërron jetë Mehmet Haziri


Pasi vuajti nga një sëmundje e gjatë, në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë redaktori i Radio Kosovës dhe poeti Mehmet Haziri.

Më ketë rast në kinemanë “ABC” në Prishtinë është mbajtur një mbledhje komemorative, ku kanë marrë pjesë familjarë, personalitete nga qeveria e Kosovës, gazetarë dhe shkrimtarë.

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Sylejman Shaqiri, duke përkujtuar të ndjerin Haziri, ka thënë se “ai ishte gazetar në kohën kur ishte e ndaluar të jesh shqiptar, dhe ishte i fuqishëm në idenë e tij që gazetaria shqiptare të mos vdiste.”

Kurse drejtori i Radio Kosovës, Arben Fetoshi, me këtë rast tha se, “përveç familjes, zëri i Mehmet Hazirit do t’i mungojë shumë Radio Kosovës.”

Mehmet Haziri, ishte gazetar dhe redaktor shumëvjeçar i ish-Radio Prishtinës, dhe pastaj i Radio Kosovës.
XS
SM
MD
LG