Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në protestat në Jemen


Viktima të shumta janë raportuar në kryeqytetin jemenas, Sana'a, pasi trupat besnike ndaj presidentit, Abdullah Saleh Ali, hapën zjarr mbi protestuesit anti-qeveritar.

Zyrtarë mjeksorë, thonë se rreth 13 njerëz janë vrarë si pasojë e dhunës dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Dëshmitarët thanë se snajperët mbi çatitë e shtëpive hapën zjarr në turmat prej mijëra njerëzve, që po bënin thirrje për largimin e presidentit, Saleh Ali.

Rreth 1500 njerëz janë vrarë nëpër përleshje të ndryshme, që kur kanë filluar protestat anti-qeveritare në Jemen, në shkurt të këtij viti.
XS
SM
MD
LG