Ndërlidhjet

Irani kërkon qasje te personi që mbahet për komplot të dyshuar


Irani ka kërkuar qasje te personi që në Shtetet e Bashkuara mbahet në lidhje me komplotin e dyshuar për ta vrarë ambasadorin saudit.

Ministria e jashtme e Iranit e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Zvicrës, që i përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara në Iran, për të kërkuar qasje konsullore te personi Mansor Arbabsiar.

Ky person, që ka pasaportë amerikane dhe iraniane, ishte arrestuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara në muajin shtator, për dyshime për komplot për ta vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.

Më herët, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei, ka premtuar përgjigjje të fuqishme ndaj çfarëdo “mase jopërkatëse nga perëndimi”, duke e akuzuar Uashingtonin për sajimin e komplotit, për ta shmangur vëmendjen nga protestat “Okupimi i Wall Street-it”.
XS
SM
MD
LG