Ndërlidhjet

Francë: Hollande e fitoi kandidimin e socialistëve për president


Socialisti francez, Fransua Hollande, është zgjedhur kandidat i Partisë Socialiste të Francë, për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku ai pritet që për rival ta ketë presidentin aktual, Nikollas Sarkozi.

Në zgjedhjet e djeshme të socialistëve, kundër zotit Hollande garoi Martine Aubry, por pa sukses, pasi Hollande fitoi 56% të votve. Ky ishte votimi i parë francez në stilin e zgjedhjeve amerikane të kandidatit për president.

Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se ai mund të fitoj edhe kundër Nikollas Sarkozit, i cili ende formalisht nuk e ka shpallur kandidaturën.
XS
SM
MD
LG