Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Siri


Një grup i të drejtave të njeriut njoftoi se gjatë shpërthimit të një bombe në qendër të Sirisë dhe përleshjeve me njerëz të armatosur janë vrarë nëntë ushtarë sirianë.

Organizata Vëshguese për të Drejtat e Njeriut e bazuar në Londër tha se pesë ushtarë u qëlluan për vdekje në krahinën Homs, ndërsa katër të tjerë vdiqën si pasojë e shpërthimit të një bombe të kurdisur në krahinën veri-perëndimore Idlib.

Organizata njoftoi poashtu se forcat e sigurisë së Sirisë hapën zjarrin në një zonë të banimit në Homs duke vrarë një dhe duke plagosur gjashtë njerëz të tjerë.

Vala e re e dhunës shpërtheu në kohën kur sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki Mun, i kërkoi presidentit sirian, Bashar al Asad, të ndalë vrasjen e civilëve dhe të lejojë një hetim ndërkombëtar rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG