Ndërlidhjet

BE anulon vizitën e presidentit të Ukrainës


Bashkimi Evropian e ka anuluar një vizitë të planifikuar të presidentit ukrainas, Viktor Janukoviq, pas burgosjes së ish-kryministres Julia Timoshenko.

Maja Kocijancic, një zëdhënëse e shefes për punë të jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, tha se vizita e Janukoviqit do të ndodhë kur “kushtet të jenë më të mira për progres të marrëdhënieve bilaterale.”

Janukoviq, do të takohej me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, dhe presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, të enjten.

Marrëdhëniet e BE-së me Ukrainën janë tendosur që pas dënimit me shtatë vjet burg të Julia Timoshenkos.

Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të shoh “progres” në situatën e Timoshenkos dhe vendosje të ligjit në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG