Ndërlidhjet

Belgjikë: Shqipëria t’i ndalë azilantët e rrejshëm


Zyrtari i Belgjikës, Fredi Rosemont, ka udhëtuar për në Shqipëri, për të kërkuar nga qeveria e këtij vendi që t’i ndalë azilkërkuesit e rrejshëm.

Ai tha sot se ekziston “kriza e azilkërkuesve”, ku janë të involvuar shqiptarët në Belgjikë, derisa shumica e tyre jetojnë në hapësira të hapura, ndërkohë që aplikimet e tyre për azil po shqyrtohen.

Në fund të vitit 2010, Bashkimi Evropian e ka hequr regjimin e vizave për Shqipërinë, që është njëra nga vendet më të varfëra të Evropës.

Sipas zotit Rosemont, këtë muaj, shqiptarët kanë bërë 240 kërkesa për azil në Belgjikë, dhe të gjitha ato ishin refuzuar si kërkesa të rrejshme.

Në disa prej tyre, tha zoti Rosemont, azilkërkuesit pretendonin se armiqësia me familjet e tjera mund të çoj në vrasjen e tyre.
XS
SM
MD
LG