Ndërlidhjet

Kosovë: Janë arrestuar 13 vetë për keqpërdorim të pozitës


Policia e Kosovës i ka arrestuar 13 vetë, të dyshuar se me keqpërdorim të pozitës kanë përvetësuar pasuri në vlerë 1.2 milion euro.

Në njoftimin e policisë theksohet se aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe se të arrestuarit janë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës, marrje të paligjshme të vendimeve gjyqësore, legalizim të përmbajtjeve të pavërteta, nënshkrim të marrëveshjeve të dëmshme dhe për kriminalitet të organizuar.

Në mesin e të arrestuarve janë një ish gjyqtar, dy avokatë, pesë përfaqësues të kompanive të sigurimeve, dy persona nga kompanitë për vlerësimin e dëmeve dhe tre mjekë.

Hetimet për kët rast kishin filluar para më tepër se një viti.
XS
SM
MD
LG