Ndërlidhjet

Greqi: Pritet të mbahet grevë 48 orëshe


Sindikatat që përfaqësojnë rreth gjysmën e fuqisë punëtore të Greqisë, pritet të fillojnë një grevë 48-orëshe sot.

Ata do të protestojnë kundër paketës gjithëpërfshirëse të masave shtrënguese që po pritet të kalojë në parlament këtë javë.

Kryeministri, Jorgo Papandreu, ka bërë një apel të fundit për mbështetje të martën mbrëma, duke krahasuar situatën e Greqisë me një luftë dhe u ka thënë deputetëve të partisë në pushtet PASOK, se ishte detyra e tyre të mbështetnin masat e reja.

Paketa përfshin ulje të mëdha të pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, si dhe rritjen e taksave.
XS
SM
MD
LG