Ndërlidhjet

Rumania miraton ligjin për mburojën raketore


Qeveria e Rumanisë miratoi një draft-ligj, me të cilin lejohet ndërtimi i një interceptori të raketave anti-balistike në këtë shtet si pjesë e mburojës raketore të Shteteve të Bashkuara.

Rumania njoftoi se Shtetet e Bashkuara janë pajtuar në shtator të këtij viti të instalojnë interceptorët në ish-bazën Deveselu në jug të Rumanisë.

Qeveria miratoi sot ligjin, të cilit i nevojitet edhe miratimi nga ana e Parlamentit këtë vit.

Qendra në Rumani hyn në planin katër-pjesësh, të cilën administrata e Obamas e miratoi në vitin 2009.

Plani ka për qëllim të parandalojë kërcënimet nga raketat me largësi të shkurtër dhe të gjatë veprimi, ndërsa ishte kundërshtuar nga Rusia.
XS
SM
MD
LG