Ndërlidhjet

Teherani u tërheq vërejtjen saudi-arabëve


Irani ia tërhoqi vërejtjen ambasadorit të Arabisë Saudite, për herë të dytë brenda kësaj jave, lidhur me përfshirjen e dyshuar të Iranit në komplotin me qëllim vrasjen e përfaqësuesit të Arabisë Saudite në Uashington.

Teherani ia tërhoqi vërejtjen ambasadorit duke e porositur atë që Riadi të ketë kujdes rreth deklaratave për akuzat amerikane ndaj Iranit.

Një njoftim i ministrisë së jashtme, citon zëvendësministrin e jashtëm iranian, Amir Abdollah t’i ketë thënë diplomatit saudi-arab se “duhet të shmanget çfarëdo deklarate apo reagim i papërshtatshëm (i zyrtarëve saudi-arabë) rreth akuzave të pabaza të Shteteve të Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG