Ndërlidhjet

Dalin sërish në rrugë kundër qeverisë


Diku 20 mijë protestues janë mbledhur para ndërtesës së parlamentit grek në kohën kur ligjvënësit e këtij shteti pritet të votojnë rreth masave të shtrënguara financiare.

Miratimi i këtyre masave është i nevojshëm për t’ia mundësuar Athinës zyrtare të marrë nje paketë ndihmëse financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me të cilën do të shpëtohej vendi nga falimentimi.

Të mërkurën, diku 100 mijë njerëz demonstruan në rrugët e kryeqytetit grek kundër planit, i cili përfshin rritjen e taksave, zvogëlimin e pagave dhe shkurtimin e vendeve të punës.

Protestat po mbahen paralelisht me grevën e përgjithshme të punëtorëve të sektorit publik.

Autoritetet njoftuan se të paktën 50 njerëz janë lënduar gjatë përleshjeve të së mërkurës ndërmjet protestueseve dhe forcave policore.
XS
SM
MD
LG