Ndërlidhjet

Mirëpresin zënien-edhe pse të pakonfirmuar, të Gadafit


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, tha se zënia e Gadafit është një lajm i mirë, i cili konfirmon se populli i Libisë do të duhet të vendos për fatin e vet.

Ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bild, mirëpriti gjithashtu zënien e Gadafit dhe tha se “është e rëndësishme që ai të vihet para gjyqit për krimet që ka bërë”.

Pas udhëheqjes së vendit për 42 vite, Gadafi u rrëzua nga pushteti në muajin gusht kur forcat rebele morën kontrollin mbi Tripolin.

Vendqëndrimi i tij nuk dihej që nga atëherë, derisa disa anëtarë të familjes po fshiheshin ose kishin ikur nga Libia.

Raportet thanë se Ahmed Ibrahim-njëri nga komandantët kryesorë që udhëhoqi luftimet ndaj forcave anti-Gadafi në Sirte, u arrestua gjithashtu gjatë ditës, ndërsa
Musa Ibrahim-zëdhënës i dikurshëm i qeverisë Gadafi, u arrestua në afërsi të qytetit.

Në ndërkohë, raportohet që ministri i mbrojtjes në kabinetin e presidentit të dëbuar, Abu Bakr Junis, të jetë vrarë gjatë luftimeve në Sirte.
XS
SM
MD
LG