Ndërlidhjet

Kosovë: Në fshatin Dobrushë u vra një serb


Policia e Kosovës thotë se nga të shtënat me armë zjarri “është vrarë një person dhe dy të tjerë janë plagosur, të komunitetit serb”.

Sipas informacionit në faqen e Internetit të policisë, theksohet se rasti ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut.

Policia ka njoftuar se është konfiskuar një veturë dhe një armë, për të cilëjn ka dyshime, se është përdorë në sulm.

Personi i dyshuar për këtë vrasje është “identifikuar dhe është në ndjekje të policisë”.

Policia thotë se ka dyshime se rasti ka të bëjë me mosmarrëveshje të shit-blerje të pronave.

Policia po punon intensivisht në hetimin dhe verifikimin e çdo detaji dhe akti të mundshëm, që ndërlidhet me këtë rast, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG