Ndërlidhjet

Durrës: Pas përplasjes së anijeve – 8 të zhdukur, dy mbijetuan


Nga zhytja e anijes tregtare turke, tetë anëtarë të ekuipazhit konsiderohen të zhdukur. Anija kishte filluar të zhytet pasi u përplas me tragetin e udhëtarëve në bregdetin e Shqipërisë, kanë njoftuar sot autoritetet.

Anija Reina 1, prej 3300 tonelatash, duke lundruar me flaumr të Maltës, ishte zhytur pas përplasjes në ujërat ndërkombëtare me tragetin Ankara, ka thënë zëdhënësja e policisë, Ornela Cako.

Përplasja ndodhi sot në orën 1 të mëngjesit, afro 30 kilometra larg Durrësit.

Nuk është raportuar për persona të lënduar në traget, që ishte nisur nga Durrësi për në Bari të Italisë, me afro 200 udhëtarë. Më vonë ai arriti në Bari.

Më herët Edmond Doraci, nga porti i Durrësit, tha se ishte gjetur një trup i pa jetë, ndërsa dy të tjerë ishin parë në det. Por, më vonë ai tha se tetë marinarë konsiderohen të zhdukur.

Dy marinarë të tjerë i kanë shpëtuar përplasjes dhe sipas personelit shëndetësor në Durrës, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
XS
SM
MD
LG