Ndërlidhjet

Greqi: Një protestues u vra gjatë përleshjeve në Athinë


Policia e Greqisë thotë se një person është vrarë sot, në përleshjet gjatë protestave kundër masave të kursimeve në Athinë.

Mediat greke raportuan se ky person vdiq në spital nga lëndimet e pësuara në margjina të protestës afër Parlamentit të Greqisë, ku morën pjesë afro 50 mijë vetë.

Protesta u shndërrua në trazirë kur të rinjtë anarkistë me maska sulmuan me bomba zjarri qindra anëtarë të sindikatave komuniste, që ishin të angazhuar për mbajtjen e rendit gjatë demonstratave.

Kjo protestë ishte kulmi i grevës së përgjithshme 48 orëshe, të organizuar nga sindikatat kundër politikave ekonomike të qeverisë.

Një spital në qendër të Athinës ka njoftuar se i ka trajtuar 74 vetë të plagosur në përleshje.
XS
SM
MD
LG