Ndërlidhjet

Klinton për bisedime në Islamabad


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, pritet që sot të zhvillojë bisedime të tjera me udhëheqësit e Pakistanit, deisa po qëndron për vizitë në Islamabad, vizitë kjo që synon rritjen e luftës kundër militantëve islamikë.

Agjensioni AFP, ka raportuar se Klinton, do të takohet ndaras me presidentin Asif Ali Zardari, dhe me ministrin e jashtëm Hina Rabani Khar, e gjithashtu do të pranojë pyetje nga publiku pakistanez.

Një zyrtarë amerikan tha se Klinton, së bashku me një delegacion të lartë amerikan, të enjten kanë zhvilluar katër orë bisedime në Islamabad me ushëheqësit e Pakistanit. Temë kryesore e këtyre bisedimeve thuhet se ka qenë nevoja për veprime kundër militantëve që akuzohen se po përdorin Pakistanin, si një rrugë për të zhvilluar sulmet kundër forcave amerikane në Afagnistanin fqinjë.
XS
SM
MD
LG