Ndërlidhjet

Theksojnë rëndësinë për bashkëpunim rajonal


Të gjitha mosmarrëveshjet në rajon duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë si dhe respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të secilit vend, tha të premten presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo theksoi se të gjitha vendet e rajonit synojnë integrimin evropian dhe ato duhet që ta mbështesin njëra tjetrën në këtë rrugë.

Këto komente, sipas një komunikate të presidencës kosovare, Jahjaga thuhet se i bëri pas takimit që zhvilloi me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikola Popovskin.

Ky i fundit citohet të ketë theksuar rëndësinë në bashkëpunimin ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit zyrtar “për të ndryshuar stereotipat për Ballkanin Perëndimor”.
XS
SM
MD
LG