Ndërlidhjet

Uilljemsën përfundon vizitën në Kosovë


Prokurori udhëheqës i task-forcës speciale për hetime të Bashkimit Evropian, Klint Uilljemsën, përfundoi vizitën e tij në Kosovë, njoftoi kjo task-forcë përmes një komunikate për media.

“Duke iu referuar akuzave serioze për krim të organizuar dhe krime lufte, të pasqyruara në raportin e Këshillit të Evropës në dhjetor të vitit 2010 për hetimin e të clave është themeluar task-forca speciale për hetim, Uilljemsën, tha se ky do të jetë një hetim kompleks-përfundimi i të cilit do të marrë kohë. Sidoqoftë, ai theksoi se gjatë fazës fillestare task-forca ka ndërmarrë tashmë disa hapa për të siguruar informata nga një numër burimesh institucionale, për të analizuar informatat dhe për të nisur vet aktivitetet e hetuese”, thuhet në komunikatën për media.

Mësohet se pas takimeve me një varg përfaqësuesish të lartë politikë në Kosovë-përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, kreun e EULEX-it, Ksavie Dë Marnjak, Uilljemsën do ta vizitojë edhe Serbinë e Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG