Ndërlidhjet

Drevs: Ose paqësisht, ose me forcë


Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, u tërhoqi vërejtjen serbëve se në rast se nuk largojnë barrikadat në veri, ushtarët e misionit do të jenë të detyruar ta përdorin forcën.

Drevs tha se dëshiron që barrikadat të largohen në mënyrë paqësore, por theksoi se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, misioni i NATO-s në Kosovë “do të jetë i detyruar” ta zbatojë mandatin e tij për të rivënë lirinë e lëvizjes në pjesën e Kosovës të kontrolluar nga serbët.

Të enjtën, paqëruajtësit ndërkombëtarë hoqën disa barrikada në veri-aksione këto që vazhduan edhe gjatë së premtës.
XS
SM
MD
LG